Mesazh politikes Kukan Konsensus per kodin zgjedhor

Parlamenti Evropian i kërkon politikës shqiptare që të bashkojë votat për tqë miratuar ligjet që nevojiten për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Apeli është përsëritur me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar në Tiranë, nga kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan.
Në mesazhin drejtuar ligjvënësve shqiptarë, Kukan thekson se “ata duhet të demostrojnë gatishmërinë për të bashkuar përpjekjet për miratimin e legjislacionit të nevojshëm për integrimin e ardhshëm evropian”. Kukan tha se përshendeste vendimin e opozitës për të rifilluar aktivitetin parlamentar.
“Ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut në vend. Të gjitha partitë duhet të punojnë në mënyrë efikase për reformën zgjedhore dhe të garantojnë një kornizë të qartë për procese zgjedhore në të ardhmen”, tha ndër të tjera Kukan.
Albanian Screen