E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Rikthimi i PS i vonuar, të kontribuojë në miratimin e ligjeve

TIRANË- Një muaj para se Bashkimi Europian të publikojë progres raportin për Shqipërinë, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ndonëse vlerëson rikthimin e socialistëve në Kuvend deklaron se bojkoti dy vjecar ka bllokuar shumë reforma.

Bregu kërkon nga Partia Socialiste që të miratojë sa më parë ligje me 3 të 5-tat.

“ Dy vjet përpjekje të cilat kanë dëmtuar realisht kriterin politik dhe zbatimin e tij, një nga kritere kryesore të Khopenhagenit nuk mund të jenë të krahasueshëm vetëm me një muaj përpjekje. Shpresoj shumë që ky kontribut i opozitës të vazhdojë ë jetë nje ecje përpara sikurse më duhet të them gjithsesi nuk është se nuk jemi gjendur dhe nuk jemi në vështirësi, për këto humbje kohe dicka më të gjatë se sa dy vjet”- theksoi Bregu.

Deklarata e ministres Bregu gjatë u bë gjatë takimit që ajo pati me zëvendës kryeminsitren dhe ministren e Integrimit të Maqedonisë Teuta Arifi.
Gjatë takimit Bregu dhe Arfi deklaruan se Shqipëria dhe Maqedonia do punojnë sëbashku, për cështjen e integrimit dhe nisjen rajonale.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›