E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tragjedi mes çiftit shqiptar

Dy emigrantë shqiptarë janë gjetur të vdekur ditën e sotme në Itali. Bashkëshortët Pjerin dhe Lindita Pjetri, janë grindur mes tyre. Pas kësaj grindjeje, burri ka mbytur gruan dhe më pas është vetëvarur.

Mediat italiane raportojnë se çifti kishte dy muaj që ishte divorcuar dhe kishin 2 fëmijë, njërin 3 vjeç dhe tjetrin 5 vjeç. Trupat e pajetë janë gjetur nga forcat e policisë italiane, të cilat janë njoftuar nga të afërmit e çiftit, të cilët kujdeseshin për fëmijët, ndërsa prindërit ishin në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›