Gjirokastër, ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme
Policia e Gjirokastrës, ka ndaluar Sokol Hadaj, pasi ky shtetas akuzohet për zjarrëvenie të qëllimshme. Hadaj, i ka vënë zjarrin disa arave, për të djegur barishtet afër stacionit të fshatit Bual të rrethit Përmet. Si pasojë e erës së fortë zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka përfshirë kurorën e pishave, midis fshatit Kutal, Bual dhe Kaludh deri në Piskovë të rrethit Përmet, ku janë djegur një sipërfaqje prej 46 hektarë pisha dhe 16 hektar kullotë.
Gjithashtu zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat e fshatit Kutal. Me gjithë ndërhyrjen e dy automjeteve zjarfikëse të Përmetit, të 20 forcave të policisë dhe të banorëve, si dhe të një automjeti zjarrfikës të ushtrisë, zjarri përfshiu dy mullarë me barë dhe një kasolle të fshatit Kutal. Falë ndërhyrjes në kohë u bë e mundur shpëtimi i banesave nga zjarri.
Gjatë këtij sezoni veror në qarkun e Gjirokastrës janë evidentuar 51 raste zjarri , ku shumica e këtyre rasteve janë riaktivizuar mbi një herë. Nga këto raste, 14 raste kanë qenë të qëllimshme, ku janë arrestuar 14 autorë. 26 raste kanë qenë nga pakujdesia, ku ndiqen penalisht në gjendje të lirë 22 shtetas. Dhe 12 raste kanë qenë aksidentale.