Lezhë, arrestohen dy persona në kërkim
LEZHË- Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë së Lezhës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, Eliona Nika, keta shtetas janë persona të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Polizoi Lekgega, 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Perlat, Mirditë, është personi i parë i ndalur për vepren penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Sipas zëdhënëses Nika, Lekgega ka qënë i shpallur në kërkim me datë 19.07.2008 dhe është kapur nga shërbimet e policisë me datën 05.09.2011, në Perlat të rrethit Mirditë. Ndërsa, Andrin Teluli, 21 vjeç, banues në qytetin Laç, Kurbin, u arrestua për vepren penale të “Vjedhjes” të kryer në bashkëpunim.
(d.b/BalkanWeb)