Zjarri rrezikon banesat në komunën Qendër-Librazhd
Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa shkurre në Librazhd dhe më konkretisht në komunën Qendër-Librazhd. Forcat e zjarrëfikseve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për shuarjen e flakëve, pasi rrezikon disa banesa pranë kësaj vatre.
Përgjatë ditëve të fundit, në qarkun e Elbasanit ka pasur vatra të shumta zjarri. Ndërkaq, në komunën e Shushicës vijon të jetë ende shqetësuese situata, ku janë djegur 66 ha pyje. Zjarri ka filluar prej më shumë se 48 orëve, ndërkohë që vijon të djegë pyjet e Shushicës, pasi ende nuk është shuar.
Zona ku ka rënë zjarri, është me terren të vështirë rrugor dhe kjo gjë e bënë të vështirë punën e zjarrëfikseve për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që është shuar zjarri në Labinot-Fushë.