Delvinë, aksident rrugor, plagoset rëndë 31 vjeçari

31-vjeçari, Fisnik Gjini ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Senicë, komuna e Vergoit në rajonin e Delvinës.
Gjini, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, xhip fuoristradë në drejtim të Sarandës dhe në vendin e quajtur Therjanua, në afërsi të fshatit Senicë, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar rreth 20 metra poshtë.
Kanë qenë fshatarë të zonës, ata që kanë parë rënien e makinës dhe kanë ndihmuan për nxjerrjen e 31 vjeçarit, nga vendi ku kishte rënë. I plagosuri, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, është nisur me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.