Bregu-Sekui Te rishikohet plan-veprimi per Integrimin
Siç është bërë e njohur tashmë rishikimi i Plan-Veprimit për përmbushjen e 12 kritereve të Bashkimit Europian në mënyrë që vendi të marrë statusin e vendit kandidat po të bëhet me pjesëmarrjen e ne grupet e punës edhe të shoqërise civile. Zonja Bregu informoi se Ministritë e linjës kane draftuar rishikimin e Planit te Veprimit për prioritet nga i 6-shti tek i 12-ti, në konsultim me shoqërinë civile. Ky takim u mbajt për të marrë sugjerimet e shoqërisë civile mbi këtë draftin e prioritetev te rishikuara.
Ambasadori i KE-së në Tiranë Etore Sekui e vlerësoi përfshirjen e shoqërisë civile në proces, duke e konsideruar rolin dhe mirëfunksionimin e saj si kyç për integrimin.
Ndërsa Avokati i Popullit është zgjedhur dhe disa ligje me tre të pestat janë votuar, ministrja e Integrimit Bregu tha se përmbushja e kritereve politike është gjithashtu në proces. E rëndësishme konsiderohet hedhja mbrapa kraheve stinës së gjatë të bojkotit që penalizoi vendin, duke mos marrë statusin dy vjeshtat e shkuara.
“ Uroj që ky bashkëpunim, që për hir të së vërtetës ështe shumë më konkret dhe më intensiv në procesin e rishikimit se në atë të hartimit të Planit të vazhdojë e të mundësojë finalizimin e një dokumenti realist dhe zbatueshëm. Mungesa e bashkëpunimit politik i mohoi Shqipërisë statusin vitin e kaluar. Por integrimi në BE nuk është thjesht i lidhur me statusin e vendit kandidat, por me plotësimin e një sërë detyrimesh që janë pjesë e procesi të pakthyeshëm për Shqiptarët. Pavarësisht nga çështja e statusit, procesi i përgatitjes për anëtarësim ka vijuar të avancojë”- nënvizoi ministrja e Integrimit.
Lidhur me katër rekomandimet e para të kriterit politik, Komisioni i Integrimit i Kuvendit po luan një rol të përafërt me atë që Mnistria e Integrimit ka me ministritë e linjës. Stafi teknik i Kuvendit ka draftuar rishikimin e katër prioriteteve dhe Komisioni ka vendosur, që për çështjet të cilat stafi teknik i Kuvendit e ka të pamundur t’i adresojë, sepse janë mirëfilli politike, do të investohen strukturat përkatëse parlamentare.