Bregu: USAID konfirmoi reformat anti-korrupsion
Sondazhi i publikuar nga USAID-i tregon rezultatet pozitive të reformave të qeverisë kunder korrupsionit në Shqipëri në qeverisjen e PD-së. Në këtë mënyrë e komentoi dje qeveria përmes zëdhënëses së saj, Majlinda Bregu, sondazhin e publikuar dje nga USAID-i dhe e përgatitur nga organizata IDRA për korrupsionin në Shqipëri. “Në bazë të studimit të sipërpërmendur, rezulton se ryshfeti në arsim është ulur me 30%; është ulur gjithashtu edhe në marrjen e dokumenteve; shëndetësia ka një ulje nga 39.7% në 37.1 %, pra, jo shumë e ndjeshme, por ky do të jetë fokusi ynë në luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të ardhshëm”, - u shpreh znj. Bregu. Bazuar në të dhënat, Bregu vëren se korrupsioni në tërësi ka një ulje të ndjeshme prej 9 pikësh. Me këtë rast, zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, përmendi se në një studim të Bankës Botërore, zhvilluar në të njëjtën periudhë me studimin që publikohet sot (dje), Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj listohen në vendin e 178-të në botë për korrupsionin.