Bregu: është plotësuar 81% e pyetsorit të KE-së
“Pra, nga 2284 pyetjet që përmban në total pyetësori, u është dhënë deri tani përgjigje 1853 pyetjeve dhe sigurisht përsa i përket kalendarit që ishte vendosur nga ministria e Integrimit, mund të themi që janë shifra optimiste”, tha ministrja Bregu në një konferencë shtypi. Ajo ka paraqitur kapitujt, për të cilët është mbyllur procesi i përgjigjeve më 7 janar, ndërkohë që pyetsori do t’i dërgohet KE-së më 17 janar. Sipas Bregut, janë plotësuar: Kapitulli mbi Prokurimin publik, mbi Politikat e konkurrencës, mbi politika e transportit, Shkenca dhe Kërkimi; mbi Tatimet; mbi Doganat; mbi Kontrollin financiar; mbi Financat dhe buxhetin; mbi Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shëndetit të bimëve si dhe mbi bujqësinë dhe zhvillimin.Ajo shtoi se janë në përfundim edhe kapitujt e tjetër, si ai mbi kriterin politik, mbi lëvizjen e lirë të punëtorëve, mbi Legjislacionin për shoqëritë tregtare, mbi shoqërinë e informacionit dhe medias; mbi Politika e jashtme e sigurisë dhe e mbrojtjes; mbi gjyqësorin dhe te drejtat themelore si dhe mbi Pronësia intelektuale, koodinuar nga ministritë përkatëse. Ministrja e Integrimit tha gjithashtu se deri më tani janë evidentuar 4 pyetje të paqarta, të cilat ia janë dërguar Komisionit Evropian.