Dallgët e fuqishme, rrezikohen dy tragete në Vlorë
Shkak janë bërë dallgët e fuqishme në bregdetin e Vlorës, duke përplasur njërin prej trageteve me kalatën e portit. Fatmirësisht, trageti ka pësuar gërvishtje. Dy tragetet kishin në bord rreth 600 pasagjerë. Burime nga kapiteneria e Vlorës thanë se dallgët e detit kanë qenë të fuqishme, duke arritur deri në 6-7 ballë. Një orë pas këtij incidenti, dy tragetet janë nisur për në portin e Brindizit, ndërkohë që një i tretë ka dalë në Radë, në pritje të qetësimit të motit