Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafik droge
Ekstradimi i tij u krye nga Roma e Italisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me një vendim të vitit 2007, e ka dënuar shtetasin Qose, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Në datë 25.03.2007, rreth orës 20.00, nga kontrolli i ushtruar nga oficerë dhe agjentë të Seksionit të Luftës kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, në banesën e shtetasit Donald Qose dhe kontrollit fizik të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2.2 gram lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datë 29.05.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit të mësipërm.