E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, FA dërgojnë edhe 227 forca

Burime pranë Shtabit të Përgjithshëm bënë të ditur se në zonën e operacionit janë shtuar edhe 227 forca, 177 nga Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe120 Forca Komando, 23 mjete, 3 helikopterë të Farkës, 8 varka me motor, 24 varka të vogla të KM nga Mengël, Elbasan.Sipas tyre, "në ndihmë të zonave të përmbytura kanë kontribuar dhe 16 trupa nga Kosova për evakuim personash dhe 2 trupa të NATO-s, ndërsa Forcat e Brigadës së Reagimit të Shpejtë kanë evakuar 267 persona, 130 bagëti, transportuar 550 m3 inerte për argjinaturë në zonën e Dajçit”. Forcat e kësaj brigade kanë mbushur gjithashtu në argjinaturë 350 thasë me rërë e inerte, ndërsa Brigada e Mbrojtjes Rajonale ka evakuar 70 persona, 50 krerë bageti, ka transportuar 90 m3 inerte për argjinaturën në Velipojë, etj. Deri tani Forcat e Armatosura kanë evakuar 3615 persona, 180 bagëti, 640 m3 inerte për riparim argjinature, etj.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›