Bregu fton opozitën: Integrimi, jo axhendë vetëm e qeverisë
TIRANE- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke deklaruar se integrimi ehste interes i gjithe shqiptareve dhe i vendit ka ftuar opoziten te jete bashkeautore ne kete proces shume te rendesishem.
Gjate fjales se saj ne takimin e sotem me delegacionin e BE per zgjerimin ne kuader te ecurise se 12 prioriteteve te lena nga KE, Bregu ka theksuar se plani i veprimit për qeverinë është konsideruar një instruksion për të sjellë së bashku të gjitha kahet e politikës, të kemi bashkëautorë edhe opopzitën.
“Ky nuk është një proces që ka nevojë për mendime të ndryshme , ky është një proces që duhet ta nënshkruajmë së bashku, duhet të jetë një material që të jetë i firmosur bashkarisht nga mazhoranca dhe opozita. Reformat janë të përbashkëta dhe mbi të gjitha integrimi nuk është agjendë vetëm e mazhorancës apo e opozitës, por është në interes të të gjithë shqiptarëve tha Bregu.
Ajo ka pranuar se Shqiperia ka humbur shume kohe për shkak të bojkotit të opozitës. Shpresojmë që me marrëveshjen e nëntorit të rikuperojmë kohën e humbur prej dy vjetësh, duke i qëndruar angazhimit të përbashkët dhe duke shpresuar që deri në fund të procesit të ketë një angazhim serioz të opozitës – tha ajo.