Zgjedhjet, Partia Republikane çel fushatën elektorale
Partia Republikane ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Në një ceremoni të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Partia Republikane ka ofruar mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës I cili përfaqëson koalicionin “aleanca për qytetarin” Lulzim Basha.
Në fjalën përshëndetëse Basha sulmoi rivalin e tij për Bashkinë e Tiranës Edi Rama se sërish ai po jep premtime të vjetra.
"Rama kërkon t`ia hedh fajin të tjerëve për premtimet e pambajtura. Unë do të mbajë çdo premtim që jap para jush. Për mua e para është Tirana, të parët jeni ju” theksoi Basha.
Më tej Basha ka theksuar se në themel të programit të tij do të jetë respektimi i plotë për pronën publike të qytetarëve dhe hapja e 30 mijë vendeve të punës.
Në fjalën e tij Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh, se maxhoranca e djathtë, do të bëjë të realizohet ëndrra e madhe e shqiptarëve, anëtarësimi i vendit në BE.
“Ne kemi shumë njerëz të cilët duan të ardhmen e vendit dhe njëri prej tyre është Lulzim Basha” theksoi Mediu duke theksuar se Basha do të bëjë të mundur ndërtimin e një Tirane europiane.
Gjithashtu Fatmir Mediu deklaroi se partia e tij mbështet kandidatët e mazhorancës pasi ata kanë në themel të programit të tyre çështjen e pronës private.