E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ regjistron kandidatin e opozites ne KZAZ nr. 19

Vendimi Ne Fier

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje te miratoje kerkesen e Partise Socialiste per regjistrimin e listave shumemerore dhe kandidateve te saj ne 8 njesi qe mbulohen nga Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor nr.19. Dy dite pasi KQZ-ja ka marre ne shqyrtim kerkesen ankimore te selise roze ceshtja eshte zgjidhur ne favor te opozites e cila sipas mendimeve te shprehura ne mbledhje gjithsesi ka shkelur afatet. Mbi te gjitha prevalon e drejta e zgjedhesve per te pasur mundesine e alternatives - eshte shprehur gjate mbledhjes KQZ e cila vijon te punoje pa pjesemarrjen e anetareve te opozites. Nderkohe pretendimi socialist per regjistrimin eshte ndertuar mbi dy intervista te dhena ne momentin final qe lejonte ligji prane zyrave te KZAZ-se nr.19 te cilen po sipas ketij pretendimi e kane gjetur mbyllur pavaresisht se orari zyrtar ishte ende brenda termave kohore te caktuar. Nje dite me pare KQZ-ja gjykoi se vleresimi i videove te sjella do te kursente kohe per shkak te specifikes se tyre dhe per mungese hollesish si data dhe ora e dhenies se intervistave por dje duket se i eshte hapur rruge PS-se. Si nje koincidence qe gjen perseritje duhet thene se Fieri eshte bere protagonist i incidentit te pare elektoral per zgjedhjet e 8 majit sikurse u be edhe qender e ballafaqimit mes dy forcave kryesore ne 28 qershor 2009 e me pas. Vendimmarrja e fundit e KQZ-se ne nje fare menyre jep drejtesi pavaresisht mungeses se perfaqesuesve te opozites dhe prezences se saj per te mbrojtur interesat e veta. Per kete arsye akuza politike qe e sheh kete institucion jashte cdo konteksti legjitimiteti kontraston me kerkesat ankimore qe si te tilla e pranojne ate si organ legjitim. Nje arsye me shume qe ben te besosh per humbjen e kuptimit te bojkotit opozitar eshte edhe procedimi normal i KQZ-se me vendime te tjera. Keshtu sot eshte lajmeruar se ai do te marre ne shqyrtim projekt-vendimet per caktimin e vendit te numerimit te votave te ZAZ-se nr.28 29 30 31 32 33 ne Qarkun e Korces vendime qe jane me shume rendesi per mbarevajtjen e procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›