Bregu i Fildishte arrestohet ish- presidenti. Perfundon lufta civile

Ish-presidenti i Bregut të Fildishtë, Loren Gabo ambicjet e të cilit për pushtet shkaktuan disa muaj luftë civile, është arrestuar pasi mjete të blinduara franceze rrethuan bunkerin prej nga ai drejtonte luftimet kundër rivalit dhe presidentit legjitim të vendit, Alasane Outara.
“Eshtë kënaqësi të njoftoj zyrtarisht se ish-presidenti i Bregut të Fildishtë është arrestuar. Ai është mirë dhe do të dalë para drejtësisë”, ka deklaruar ambasadori i vendit në OKB, Jusufu Bamba. Beteja finale e konfliktit nisi gjatë natës, kur helikopterë të forcave franceze nisën sulmin mbi bunkerin, ndërsa më vonë 30 tanke mbyllën rrethimin duke zënë rob ish- presidentin Gabo.
Ka pasur njoftime kontradiktore gjatë ditës për arrestimin e Gabo, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Jashtme franceze, tha se ai u ndalua nga forcat e Outarës me ndhmën e forcave të OKB-së dhe atyre franceze.
Gabo kishte refuzuar të linte pushtetin pasi rivali i tij, Outara fitoi zgjedhjet në nëntor, të cilat u çertifikuan edhe nga Kombet e Bashkuara e si rrjedhim nisi një lufte civile gjatë së cilës humëbn jetën një mijë njerëz dhe u shpërngulën 1 milion të tjerë.
Arrestimi i Gabo dërgon një sinjal për të gjithë diktatorët, se ata nuk mund të injorojnë rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe këto janë pasojat kur ata kapen pas karrikes, ka thënë sekretarja amerikane Klinton.
Juli Prifti