E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike Maqedonia shkon ne zgjedhje te parakohshme

Kuvendi i Maqedonisë do të shpërndahet më 14 prill kurse më 5 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njoftimi u bë i ditur nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski pas konsultimeve me grupet parlamentare, ku munguan ato të opozitës. 

“Mbledhjen për shpërndarjen e Kuvendit do ta caktojë të enjten më 14 prill, kurse më 15 prill do të nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në bazë të marrëveshjes paraprake të udhëheqësve të partive politike. Zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor ”,- deklaroi Veljanovski.

Ky i fundit ftoi opozitën që të marrë pjesë në aktin e shpërndarjes së Kuvendit. Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare si pasojë e krizës politike, që rezultoi me braktisjen e Kuvendit nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, për shkak ndërhyrjes së pushtetit në punën e disa mediave që konsiderohen të afërta me opozitën.

Dalina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›