E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Fildishtë, po shqyrtohen akuzat për Gbagbon

Ministri i ri i Drejtësisë i Bregut të Fildishtë ka bërë të ditur se qeveria e re e sapokrijuar e shtetit afrikan ka filluar që të marrë në shqyrtim akuzat në lidhje me ish-presidentit Gbagbo dhe vartësit e tij.

Gjithashtu kjo ministri ka bërë të ditur edhe akuzat me të cilat pritet të përballen anëtarët e qeverisë së mëparshme në gjyqet që priten të organizohet së shpejti.

Abuzim me pushtetin, trafik armësh dhe vrasje masive të civilëve të pafajshëm, këto pritet të jenë disa prej akuzave kryesore me të cilat do të përballen të akuzuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›