Libi, forcat e Gadafit u bëjnë presion kryengritësve
Forcat lojale të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, vazhdojnë t`i shtyjnë prapa kryengritësit në frontin lindor.
Raportohet se forcat e Gadafit kanë hedhur raketa në pozicionet e kryengritësve në Ajdabijah, që është në rrugën për në qytetin-port, Brega.
Pavarësisht sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ushtrisë së Gadafit, kryengritësit nuk kanë mundur t`i mbajnë pozicionet, që i kishin fituar gjatë luftimeve të javëve të fundit në qytetet bregdetare, në pjesën lindore të Libisë.