Protesta kundër arrestimit të aktivistit kinez Ai Ueiuei
Me qindra protestues janë mbledhur në dhjetëra ambasada të Kinës në shumë vende të botës.
Arsyeja e këtyre tubimeve ka qenë arrestimi i aktivistit dhe artistit të njohur kinez Ai Ueiuei.
Artisti i njohur kinez u ndalua nga policia kineze në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit.
Një nga ambasadat ku janë mbledhur protestues kanë qenë edhe ajo në Uashington.
Sipas mediave amerikane familja e aktivistit nuk ka marrë asnjë njoftim në lidhje me ndalimin dhe për arsyet e këtij akti.