SHBA, anëtarët e Kongresit e vizituan Irakun
Një grup i anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kanë vizituar Irakun, për të shprehur përkushtimin amerikan në përpjekjet për rindërtimin e këtij vendi.
Grupi u takua me kryeministrin Nuri al-Maliki, me ambasadorin amerikan, Xhejms Xhefri, dhe me zyrtarë të lartë ushtarakë.
Delegacioni ishte fokusuar në bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë së Irakut.
Udhëheqës i delegacionit ishte kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Xhon Boner, i cili nëpërmjet një deklaratë, tha se “ne duhet ta mbrojmë progresin ekonomik, politik dhe të sigurisë, që është bërë”.