E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Jam kockë e fortë për dhëmbët e Ramës

Genc Ruli

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në një konferencë të posaçme për shtyp ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste i cili i bëri thirrje prokurorisë të marrë të pandehur Rulin për shkelje në detyrë gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Ekonomisë.

Edi Rama e akuzon atë për afera dhe abuzim në çështje që janë të lidhura me minierën e Bulqizës, problem të cilin kreu e konsideron “Gërdecin e heshtur”.

Rule e konsideroi thirrjen se kreut të opozitës si presion ndaj prokurorisë duke shtuar se do të jetë një kockë e fortë për dhëmbët e Ramas.

Ramës i është shndërruar në makth rezultati i njësisë nr.5 që unë drejtova gjatë zgjedhjeve lokale. Vazhdoj të mbetem kockë e sertë për dhëmbët e tij. Kam vazhduar të mos e besoj dhe dëgjoj. Sot të gjithë i njohin aksionet e tij politike, u shpreh Ruli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›