Vdes heroi i CIA-s në Vietnam

Bashkëpunëtori më i lartë i CIA-s gjatë Luftës së Vietnamit dhe një prej shërbyesve më të mëdhenj të interesave të perëndimit në Azi e Indokinë u nda sot nga jeta në moshën 81-vjeçare, raportoi gjatë mëngjesit shtypi ndërkombëtar.
Vang Pao, ish-gjeneral dhe lider i grupit etnik të hmongëve në Laos, ndodhej i shtruar prej dhjetë ditësh në një spital. Në moshë të re ai luftoi kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë Luftës së Vietnamit, ai ndihmoi aktivisht forcat amerikane dhe me mbështetjen e tyre ndërrmori një fushatë të fshehtë për marrjen e pushtetit në Laos. Dështimi në këto përpjekje e detyroi atë dhe shumë laosianë që të kërkonin azil jashtë shtetit.
Ish-drejtori i CIA-s, William Colby dikur e pati cilësuar gjeneralin Pao si heroin më të madh të Luftës së Vietnamit. Ai mbështeti gjatë të 15 viteve forcat amerikane, duke dëmtuar rëndë prapavijën e vietkongëve dhe duke i luftuar ata në territorin e vendit të tij.
Pao ishte një figurë e adhuruar nga komuniteti hmong në diasporë, ndërsa ai u përshkrua nga mediat si një pioner i të drejtave të njeriut dhe lirisë së shteteve.