E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika Domenikane dëbon emigrantët haitianë

Republika Domenikane ka deklaruar se ka rifilluar dëbimin e emigrantëve ilegalë haitianë, të ndërprerë pas tërmetit të vitit të kaluar që goditi Haitin.

Forcat domenikane të sigurisë kanë ngritur një sërë barrierash në rrugët periferike të kryeqytetit Santo Domingo nga frika e përhapjes së kolerës.

Autoritetet lokale deklarojnë se kanë ndaluar mijëra haitjanë që kalonin kufirin në kërkim të një pune, shumica e të cilëve ilegalisht.

Vetëm këtë javë janë dëbuar 950 emigrantë, bëjnë të ditur autoritetet, të cilat theksojnë se ky operacion është thelbësor për të penguar përhapjen e kolerës.

Rreth 3.500 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në Haiti, ndërkohë që rreth 150 të tjerë dyshohet se e kanë futur atë në Republikën Domenikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›