E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Lumit; 28 milionë lekë për rikonstruktimin e rrugës

Një investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, me vlerë rreth 28 milionë lekë do të bëjë të mundur rikonstruksionin e rrugës tek Bregu i Lumit. Rehabilitimi i kësaj rruge, e cila bën pjesë në territorin e njësisë bashkiake numër 11, do të jetë një tjetër shembull i vizionit të Bashkisë së Tiranës për një qytet të integruar.

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është transformimi cilësor i jetës së përditshme të komunitetit që banon në këtë zonë, duke i dhënë një cilësi të re urbane. Ndërhyrja në këtë aks rrugor del e domosdoshme, duke qenë se shtresat rrugore janë tepër të amortizuara dhe me gropa të thella. Rruga ka një gjatësi prej rreth 600 metrash lineare dhe projektuesit kanë parashikuar zgjerimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj, deri në 7 metra. Ndërkohë që në të dy krahët do të ndërtohen trotuare të reja me një gjerësi prej 1.5 metrash.

Gjatë fazës së projektimit, për të pasur një rrugë sa më funksionale, i është kushtuar rëndësi zgjedhjes së materialeve që do të përdoren për shtresat e ndryshme të rrugëve. Rruga në të cilën po kryhet rikonstruksioni, ka dëmtime, sidomos në shtresën e çakullit në themelin e rrugës. Ky proces ndërtimi i cili është parashikuar të përfundojë deri në muajin janar të vitet 2009, përfshin profilim kryesisht me zhavorr natyror, zgjerimin e rrugës në dy krahët si dhe trajtimin e kanalizimeve të ujërave të shiut, punime për ndriçim apo edhe punime për gjelbërim, të cilat nuk kanë qenë ekzistuese. Do të mbillen rreth 114 pemë të reja, ndërkohë që linja për kanalizimin e ujërave të zeza do të jetë ekzistuesja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›