E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Jeta është ëndërr’ premiera botërore zbret në TOB

TIRANE- Premiera botërore ‘Jeta është ëndërr’ të cilin e ka kompozuar David Tukici, pas frymëzimit nga drama e Kalderon del Labarkas, me të njëjtin emër, do të shfaqet në Tiranë më 28-prill. Nën koreografinë e mjeshtrit Agron Aliaj, me regji të Alfred Trebickës, si dhe mjeshtër special të përgatitjes Genc Tukicit.

Shfaqja pritet të ngjallë mjaft interes për publikun, i cili mund ta ndjekë përgjatë tri netëve që do të vijë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. ‘Jeta është ëndërr’ ka disa këndvështrime interpretimi, ku spikat ai filozofik, fetar, këndvështrimi moral e politik, pasi të tregon gjithashtu edhe rrugën ku mund të të cojë shpërdorimi i lirisë. Gjithashtu vepra nxjerr në pah dilemën mes fatit të parashkruar, apo atij të përcaktuar nga vetë individi, ndërsa arrin në konkluzionin se njeriu arrin të ndryshojë në jetën e tij rrjedhën negative të fatit. Së fundi mund të thuhet se kjo dramë është një protestë kundër dhunës sociale, e cila mund të realizohet vetëm brenda dimensioneve ëndërrimtare.

Maestro Tukici e ka ndryshuar libretin duke i shtuar skemës aktin e dytë si dhe ka nënvizuar në fundin e operas idenë që dashuria mund të vazhdojë të ekzistojë edhe pas vdekjes. është ky mesazhi që realizon sintezën e të gjitha ideve që vijnë përgjatë kësaj shfaqeje. Premiera botërore në skenën e TOB është një bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe ambasadës spanjolle dhe do të shfaqet në datat 28 dhe 30 prill, si dhe më 2 maj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›