E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet shpella me piktura prehistorike

Zbulime të reja arkeologjike në zonën e Prespës. Ekspedita e përbashkët shqiptaro-greke ,në vijim të kërkimeve dhe eksplorimeve disavjeçare  në ishullin e Maligradit,që ndodhet në Liqenin e Prespës së Madhe, ka zbuluar një shpellë me 27 vizatime ,të cilat mendohet se i përkasin periudhës së neolitit të hershëm. Grupi i arkeologëve ,ka zbuluar në një prej shpellave që ndodhen në bregun lindor të Liqenit të Prespës,e cila  njihet si shpella e Maricës,27 figura,të cilat mendohet se janë vizatuar nga banorët që popullonin këtë zonë në mijëvjeçarin e 7 para erës sonë. Këto vizatime,të cilat  pasqyrojnë figura  njerëzish dhe kafshësh,ka sqaruar arkeologu Petrika Lera,janë dëshmi e rëndësishme ,që vërteton se zona e Prespës dhe ishulli i Maligradit,kanë qenë të banuara që në periudhën prehistorike dhe kjo popullsi rezulton të ketë qenë e shkëputur nga pjesa tjetër e qytetërimit të asaj kohe.
 Përveç kërkimeve në terren arkeologët kanë po vijojnë studimin e të gjithë  materialit arkeologjik të gjetur dhe grumbulluar gjatë tre viteve të fundit në ishullin e Maligradit dhe bregun e Liqenit të Prespës së Madhe. Sipas tyre,këto zbulime tregojnë se ishulli nuk ka qenë një stacion i përkohshëm ,por ka qenë i vanuar në vazhdimësi,duke filluar nga shek,17 p.e.s ,deri në periudhën e mesjetës.Me mjaft interes konsiderohen nga arkeologët studimi i materialeve prej qeramike,të cilat i përkasin periudhës së neolitit si dhe mbetjet kockore dhe monedhat, të cilat u gjetën në një varrezë romake,e zbuluar një vit më parë nga kjo ekspeditë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›