E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Masakra ishte “një akt i vogël barbar”

Ai tashmë ka pranuar se ka shpërthyer një bombë në Oslo dhe se në total ka vrarë 77 persona. Qëllimi kryesor i këtij gjyqi është të vendosë nëse ai është njeri normal apo jo.

Breivik tha se kishte humbur absolutisht gjithçka me 22 korrik, të gjithë miqtë dhe të afërmit.

Me 22 korrik 2011, Breivik shpërtheu një makinë bombë në Oslo afër zyrave të qeverisë duke vrarë tetë persona dhe më pas shkoi në ishullin e Utojës ku masakroi 69 persona.

Breivik tha se dëshiron të kërkojë ndjesë për vrasjet e njerëzve të pafajshëm në Oslo, të cilët po kalonin aty pranë në momentin e shpërthimit dhe të cilët nuk kishin asnjë “faj” politik. Por nga ana tjetër nuk u shpreh i penduar dhe nuk kërkoi ndjesë për masakrën në Utoja. /Start/F. P/

                                                                                             2012-04-23 11:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›