E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT për çmimet, më shtrenjtë mallrat ushqimore

Vazhdon rritja e çmimeve për produktet ushqimore. Rritje më të madhe të çmimeve kanë pësuar zarzavatet dhe frutat dhe kjo si pasojë e rritjes së mallrave të importit në treg dhe uljes së prodhimit në vend. Sipas INSTAT, përgjatë muajit janar indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 1.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Gjithashtu qytetarët shqiptarë përgjatë muajit që lamë pas kanë paguar më tepër edhe për karburantin.
Gjatë muajit janar çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar ulje, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin "peshk" me 0.7 përqind, "sheqer e ëmbëlsira" 0.3 përqind, "bukë e drithëra" 0.1 përqind, etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›