E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS “hetim” për minierat, Naço: Ja situata

Përkeqësimi shoqëruar me incidente të herëpashershme në miniera të ndryshme të vendit kryesisht atë të Bulqizës ka ngacmuar deputetët e Partisë Socialiste ti drejtohen Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me një listë pyetjesh lidhur numrin e aksidenteve nga viti 2000 deri më sot, pozicionin e kompanisë, ACR, investimet, sasia e prodhuar e mineralit në shkallë vendi dhe shumë pyetje të tjera që kanë të bëjnë me minierën e Bulqizës dhe atë të Elbasanit. Nga ana e tij Nacou është përgjigjur si më poshtë:
1. Sa janë minatorët që kanë humbur jetën në galeritë e minierave nga viti 2000 e deri më sot?
Sipas regjistrit të aksidenteve të mbajtur në institucionin e RISHM, rezulton se nga viti 2000 deri në 2011 rastet e aksidenteve dhe të humbjes së jetës gjatë veprimtarisë minerare janë dhënë në tabelën e mëposhtëme:
Nr.
Total
Deri në vitin 2005
2005 deri sot
2011
-Raste aksidentesh me pasojë humbje jete për të gjithë Shqipërinë
61
19
42
11
-Aksidente në subjekte në zona të licencuara
41
19
22
2
-Aksidente nga aktiviteti në zona të pa licencuara
20
0
20
9
2. Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në lidhje me shtetin shqiptar?
Shoqëria "Albania Chrome" shpk është shoqëria koncesionare:
- Për zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8791, datë 10.05.2001 "Për miratimin e marrëveshjes së konçensionit të formës ROT të Minierës së Kromit Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit Burrel ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë së të drejtës italiane DARFO s.pa. si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për konçesionarin e kësaj marrëveshje"
Dhe:
- Për zbatimin e marrëveshjes së koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8590, datë 23.03.2000 "Për miratimin e Marrëveshjes së Koncesionit të formës BOT për Uzinën e Ferrokromit të Elbasanit dhe për minierat e kromit të Prrënjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë italiane DARFO s.p.a, si dhe dhëniës së disa stimujve dhe garancive për konçesionarin e kësaj marrëveshje"
3. Cili është kontraktori i vërtetë? Vazhdon Darfo me nënkontraktor ACR apo është ACR që zëvendëson DARFO me ndryshim emri?

Referuar Marrëveshjeve Koncesionare, kontraktor është shoqëria "Darfo" spa. Shoqëria "Albania Chromë" shpk (ACR) është shoqëria koncesionare e krijuar për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.
4. Darfo SRL dhe DARFO SPA janë e njëjta kompani apo të ndryshme?

Darfo srl dhe Darfo spa janë e njëjta shoqëri, por vetëm ka ndryshuar formën ligjore të saj nga SPA ("sociëta për azioni" në shqip, shoqëri aksionere) në SRL ("societa a responsabilita limitata" në shqip, shoqëri më përgjegjësi të kufizuar) sipas të drejtës italianë.
5. Cili është aktiviteti ekonomik i ACR nga viti 2000 kur është regjistruar për herë të parë si person juridik deri në vitin 2007 kurfilloi biznesin e mineralit të Bulqizës?
Shoqëria "Albania Chrome"shpk gjatë kësaj periudhe referuar ekstraktit të QKR ka pasur si objekt pune veprimtarinë minerare.
6. Sa është prodhimi i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës ?
Prodhimi i realizuar i mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës për periudhën 01.01.2010-31.06.2011 është 98 000 ton.

7. Nga prodhimi i përgjithshëm i mineralit të kromit, sa është shkrirë në uzinat e ferro kromit dhe sa është eksportuar direkt si mineral ?
Për vitin 2010 pjesa e mineralit të prodhuar që shkon në procesin e prodhimit të ferrokromit është 51 mijë ton dhe pjesa tjetër 406 mijë ton.
8. Sa është vëllimi i eksportit të mineralit të kromit apo ferrokromit në ton dhe në vlerë?
Eksporti i kromit përbën 53-55 % të eksportit në natyrë të mineraleve ( që varion nga 350 -460 mijë ton në vit) ose në vlerë 65-70% që varion (90-110 milion USD).
9. Bazuar në marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament dhjetë vite më parë, sa është totali i investimeve të realizuara nga koncesionari për të gjitha zërat e marrëveshjes?
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Bulqizës detyrimi i investimit është 22,917,954 USD dhe janë realizuar 11,000,654 USD
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Elbasanit detyrimi i investimit është 19.972.048 USD dhe janë realizuar 31.359.173 USD
Për të dy Marrëveshjet detyrimi i investimit është 42.890.002 USD dhe janë realizuar 42.359.827 USD ose rreth 30 milionë euro.
Për investimet e parealizuara nga METE janë vendosur penalitete në masën 1.639.163 euro dhe 56000 USD.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›