Hollande fiton raundin e pare te zgjedhjeve

Socialisti François Hollande, siç edhe pritej, doli fituesi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë para Sarkozy. Edhe më shumë ka zgjuar interesim numri i madh i votave që ka fituar Fronti Nacional.
Me rreth 29 % të votave, socialisti Hollande la pas presidentin aktual Sarkozy (26 %), i cili në sondazhet e fundit cilësohet si një presidenti më i padashur në historinë e re të Francës.
“ Presidenti ne ikje, ai gjithmonë arrin të bindë veten. Dhe pikërisht dje ai u përpoq të bënte atë që ishte dështim, një sukses. Ai ishte i lumtur. Ai gjithashtu mendon se mandati i tij është një sukses, më shumë se 73% e francezëve mendojnë të kundërtën”.
Pas humbjes në raundin e parë, tashme sarkozi po kërkon mbështetjen e votuesve të ekstremit të djathtë, pas humbjes nga socialisti Fransua Holland në raundin e parë presidencial.
Fronti Kombëtar i djathtë ka marrë një mbështetje rekorde. Kandidatja Marinë Lë Pen nuk ka shkuar në balotazh, por ka përfunduar e treta, me 18 për qind të votave.
Sarkozi tha se duhet të adresohen shqetësimet e mbështetësve të Frontit Kombëtar.
Analistët thonë se Sarkozi është president i cili në fund të mandatit të tij ka zemëruar shumë zgjedhës. Një presidenti i cili nuk ka realizuar shumë prej premtimeve të dhëna para pesë vitesh", pohojnë ekspertët. Dhe me të vërtetë: Franca tani gjendet para sfidave më të mëdha se para pesë vitesh. Papunësia ka arritur në 10 %, që është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Borxhet e shtetit kanë shpërthyer , ndërsa defiçiti i vendit është në nivel rekord. Pesë vitet e ardhshme do të jenë shumë të rënda. Por mbetet kontestuese, nëse francezët me të vërtetë e shohin Hollande si një zgjidhje më të mirë se Sarkozi në kohën e krizës.
Mbështetësit e Sarkozi shpresojnë megjithatë për fitore. Ata mbështeten tek natyra e një luftëtari. Zyrtarët e BE-së kanë shprehur shqetësimin në lidhje me mbështetjen e fuqishme që ka marrë Fronti Kombëtar- partia e fundit populiste që po del me rezultate të mira në zgjedhjet evropiane.
Gjithçka pritet tani në raundin e dytë të 6 majit, nëse francezët do të përkrahin sërish Sarkoizi, apo do të ndryshojnë faqe.