E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri islandez shpallet i pafajshem

Ish-kryeministri islandez Geir Haarde është shpallur i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij, që kishte të bënte me neglizhencën në krizën financiare të 2008-ës.
Por gjykata në Rejkjavik, e shpalli atë fajtor për një pikë të aktakuzës, ndërsa është liruar nga tri të tjera, si dhe nuk përballet me vuajtje dënimi.
Gjykata tha po ashtu se shteti do të paguajë shpenzimet e gjykatës për Geir Harde.
500 pikat kryesore të verdiktit u anonçuan të hënën nga gjykatësi Markus Sigurbjornsson. Ai tha se megjithëse ish-kryeministri u shpall fajtor për një pikë të aktakuzës, ai nuk do të ndëshkohet.
Haarde 61 vjeç, është lideri i parë që përballet me akuza për krizë financiare.
Tre bankat kryesore islandeze falimentuan gjatë krizës ekonomike pas dështimit të bankes Icesave.
Falimentimi shkaktoi mosmarrëveshje lidhur me kompensimin mes Britanisë dhe Islandës, çështje që mbetet ende e pazgjidhur.
Procesi u zhvillua në gjykatën Landsdomus, që regjistrio çështjen e parë që kur u themelua gjykata në 1905, që shqyrton akuza për krim ekonomik kundër qeverisë islandeze. Haarde i cili ka drejtuar vendin gjatë viteve 2006-2009, ka thënë në gjykatë se ai ka bërë vetëm atë që mendonte se ishte gjëja më e mirë për vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›