E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardime edhe në Damask

Ushtria siriane ka bombarduar të hënën në mëngjes disa lagje të Damaskut. Sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSHD), vetëm brenda 48 orëve të fundit në Damask janë vrarë të paktën 45 persona.

"Të hënën në mëngjes predhat kanë goditur lagjet Assal, Nahar Aicha, Qadamin, Irbine, al-Tal dhe Artouz", theksoi OSHD, bazuar në pohimet e rrjetit kryengritës sirian.

Konflikte të hënën ka pasur edhe në qytetin Harasta, në verilindje të Damaskut, ndërkohë që në qytetin Deraa, si pasojë e raketimeve, janë raportuar tre civilë të vrarë - dy prej të cilëve fëmijë.

Nga konfliktet në Siri, vetëm të dielën mbetën të vdekur të paktën 146 persona - 71 civilë, 27 kryengritës dhe 48 ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›