Afro 310 viktima, mbi 3,000 të lënduar

Sipas ministres së Shëndetësisë, Marzieh Vahid Dastjerdi, deri të hënën numri i viktimave ka shkruar në të paktën 306, ndërsa ai i të plagosurve ka kaluar shifrën e 3,000 personave.
Nëpër spitale janë dërguar trupat e pajetë të 219 grave e fëmijëve, dhe të 49 meshkujve, kurse pjesa tjetër e viktimave janë varrosur nga familjarët pa proceduat të caktuara sanitare, sqaroi ministrja.
“Në mesin e të lënduarve, 2011 kanë pasur nevojë për ndihmën mjekësore dhe janë shtruar nëpër spitale, dhe afro 700 nga ta janë operuar. Që nga e diela janë pezulluar operacionet e ndihmës së parë, meqë mendohet se janë gjetur të gjithë personat që rezultonin të zhdukur”, pohoi Dastjerdi, derisa saktësoi se tani po kërkohen vetëm trupat e viktimave.
Dy tërmetet e së shtunës, të magnitudës 6.3 dhe 6.4 në shkallën Richter, u regjistruan njëri pas njëri-tjetrit. Më i godituri është qyteti Tabriz, përreth të cilit janë shkatërruar fshatra të shumta – disa nga të cilat ende mbesin të izoluar.