E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, dy të vdekur në aksident

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi kur dy automjete u përplasën fort midis tyre, duke shkaktuar vdekjen  e dy shtetasve.

Konkretisht një mjet tip kamion me drejtues shtetasin Jasim Adyli, 56-vjeç, banues në Tetovë, është përplasur me mjetin tip Golf me targa gjermane, me drejtues shtetasin Qemal Zhguni, 52-vjeç dhe pasagjer shtetasi Bardhyl Lunguni, 55-vjeç, që të dy banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit, kanë gjetur vdekjen në Spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesi i mjetit tip Golf si dhe pasagjeri i tij.Drejtuesi mjetit tip kamion është shoqëruar ne Komisariatin e Policisë Peqin, ku ndaj tij do merret masa e arrestit në flagrancë. /Start/

                                                                                             2012-08-14 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›