Breivik përgjegjës, dënohet me 21 vjet burgim

Anders Breivik akuzohet për terrorizëm dhe vrasje masive.
Ai ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.
Lule përkujtuese për viktimat në Norvegji
Në këtë sulm në ujdhesë, ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.
Në të kaluarën ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët.
Ai nuk ka shprehur pendim për vrasjet.
Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakular në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri.
Gjykata në Oslo e ka shkarkuar njërin nga tre anëtarët e jurisë, për shkak të komenteve të tij në Facebook, se Breiviku e meritonte dënimin me vdekje.
Gjyqtari-porot, Thomas Indreboe, në komentet e tij në ditën pasi ishte bërë masakra, kishte shkruar se “dënimi me vdekje është e vetmja finale korrekte në këtë rast”. Në sistemin juridik në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje. /rel/