Brenda 10 ditësh ngrihen akuzat për 21 janarin, Prendi e Llupo akuzohen për vrasjet
Share
Kryeprokurorja Ina Rama ka mbledhur grupin hetimor për 21 janarin dhe ka diskutuar me ta se si do ndahet përgjegjësia për gardistët nën hetim. Siç raporton e përditshmja Shqip, akuza ka vendosur që Ndrea Prendi dhe Agim Llupo të merren të pandehur për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre.
Për gardistët e tjerë që qëlluan ndaj demonstruesve në distancë të ulët nga toka, do të akuzohen për shpërdorim detyre dhe tejkalim të përdorimit të armëve. Prokuroria do u qëndrojë afateve çka do thotë se brenda 10 ditësh do të ngrihen akuzat. Më përpara gjykata ka rrëzuar akuzat e prokurorisë vetëm për shkak se janë shkelur afatet hetimore.