Nishani: Sa më shumë i sofistikuar të bëhet krimi, aq më e fortë do jetë ndërhyrja jonë
Arrestimi i Viktor Gushit ka mbushur me entuziasëm gjithë drejtuesit e lartë të shtetit. Pas përshëndetjes së kryeministrit Berisha, drejtorit të policisë, Hysni Burgaj, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Ky i fundit ka thënë se me këtë arrestim, policia shqiptare ka treguar se sa profesioniste është . Nishani pasi ka falanderuar policinë, ka thënë se sa më shumë i sofistifikuar të behet krimi, aq më e fortë do bëhet edhe policia për të zbuluar krimet.
Garantoj qytetarët se sa më shumë i sofistikuar të bëhet krimi aq më e fortë dhe e palëkundur do të bëhet ndërhyrja e strukturave të shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë dhe për të garantuar që vendi për çdo autor të veprave kriminale të jetë drejtësia, tha Nishani.
Por, të gjithë jemi të vetëdijshëm për profesionalizmin e policisë shqiptare. Viktor Gushi u arrestua vetëm pas katër vjetësh që bënte krime dhe vrasje dhe kjo, falë ndihmës së qytetarëve.
Për profesionalizmin e policisë pastaj, Nishani duhet të mos harrojë faktin se janë vrarë deputetë dhe gjyqtarë dhe ende nuk janë zbardhur autorët.
Policia shqiptare e ka të humbur deri më tani betejën me krimin e sofistifikuar. Por, të paktën të na mbrojë nga krimet më pak të sofistifikuara, siç janë vjedhjet e vrasjet.