E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Viktor Gusho kreu 16 grabitje me 2 të vrarë e 3 të plagosur

Share

Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, doli në një konferencë për shtyp në lidhje me arrestimin e vrasësit të arkëtares Leonora Kaloçi. Çaushaj tha se i arrestuarit është Viktor Gusho, 44 vjeç, i dënuar në Greqi për trafik e shpërndarje të lëndëve narkotike.

Çaushaj tha se Gusho ka qenë autor i 16 ngjarjeve kriminale nga periudha 2008-2012. Ai akuzohet se ka vrarë Leonora Kaloçin dhe argjendarin Rrapo Sinanaj. Po ashtu ai akuzohet se ka plagosur një punonjëse të pikës së UKT- OSSH dhe një punonjëse të postës shqiptare. Gusho akuzohet se ka grabitur pesë herë bankën Raiffaisen në pika të ndryshme. Pesë herë ka sulmuar ai pikat ku paguhet uji dhe dritat. Tre herë pre e sulmeve të tij kanë rënë pikat e Postës Shqiptare. Në një rast ai ka sulmuar një pikë Western Union, në një rast tjetër një argjendari, ku vdiq Rrapo Sinanaj dhe së fundmi pikën e bankës NBG.

Çaushaj tha se atij iu kap në flagrancë një pistoletë dhe një maskë. Drejtori i policisë së Tiranës falënderoi qytetarët që e kanë orientuar policinë për të kapur Gushon.

Jemi të bindur se nuk ka pasur asnjë bashkëpunëtor. Kemi pasur telefonata të shumta në drejtorinë e qarkut. Po përgatitej të kryente grabitjen e radhës. I ka shpjeguar vjedhjet në mënyrë kronologjike dhe të qartë. Lekët i depozitonte në bankë dhe luante shumë në lojëra fati, tha Çaushaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›