Kapet autori i dyshuar për vrasjen e arkëtares tek Xhamlliku

Viktor Gushi (foto Facebook)
I përditësuar – Viktor Gushi, 35 vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së arkëtares dy ditë më parë.
Policia ka arritur të vërë në pranga 35-vjeçarin pasi arriti të identifikojë atë me anë të filmimeve që ishin bërë nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë bankës ku Gushi tentoi ta grabiste.
Në ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur Xhamlliku mbeti e vrarë Leonora Kaloçi si dhe u plagosur Skënder Elmazi.
Dyshohet se i arrestuari ka lidhje dhe me vrasjen e Rrapo Sinanajt, vrasje e ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Ai është arrestuar në banesën e tij në rrugën Don Bosko dhe i është gjetur një pistoletë. Do të jetë ekspertiza balistike e cila do të japë përgjigjen nëse është ajo e përdorura për vrasjen e arkëtares dhe plagosjen e rojes.
Mësohet se Gushi është shprehur në polici se ka kryer rreth shtatë grabitetjen në kryeqytet. /F.S/
* * *
http://www.youtube.com/watch?v=Fh8ahwR4BMU
Policia pasi ka zbuluar se autori i vrasjes së arkëtares dhe plagosjes së punonjësit të sigurisë tek një bankë e nivelit të dytë në vendin e quajtur Xhamlliku ka lidhje me një tjetër vrasje, ka mundur të zbulojë dhe një foto të tij.
Pamja e siguruar, me një cilësi të dobët por që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e tij është marrë nga kamerat e sigurisë së objekteve tregtare që ndodhen afër bankës. Një video ku fshaqet autori i dyshuar është transmetuar nga televizioni “Ora News”.
Policia ka vendosur shumën prej 10 mijë euro për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në çdo rast ruhet anonimati.
Lidhur me informacionet mund të telefononi ose dërgoni mesazh në numrat celular të drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit : 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018.
Dje, policia bëri me dije se autori ka lidhje me vrasjen e një argjendari në tetor të vitit të kaluar në kryeqytet. Ky përfundim del nga ekzaminimi kriminalistik balistik, i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, rezulton se arma e përdorur në tentativën për vjedhjen e bankës tek Xhamlliku, është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rapo Sinani, ngjarje e ndodhur në Tiranë më datë 21 tetor të vitit të kaluar. /F.S/

Vendi i ngjarjes
Dashamir Biçaku
TIRANE- Një ditë e pafat dhe tragjike për punonjësit e një filiali të bankës NGB në Tiranë. Tentativa e grabitjes së filialit të Bankës Kombëtare të Greqisë, (NBG), së nivelit të dytë në kryeqytet, përfundoi me vrasjen e një prej arkëtareve dhe plagosjen e rojës së sigurisë, që ndodhej pranë derës së degës së bankës. Dyshimet e para të hetuesve dhe specialistëve të hetimit të krimeve flasin për një person rreth 20- 25 vjeç me ngjyrë, rreth 1.70 metër i gjatë, i cili ka qëlluar në drejtim të rojës dhe më pas në drejtim të arkëtares së bankës pa paralajmërim. Leonora Kaloçi, 44 vjeçe, me profesion ekonomiste banke, mbeti e vdekur pasi mori një plagë në gjoks nga një armë zjarri tip pistoletë. Grabitësi i maskuar qëlloi edhe rojën. Hetimet e para të policisë thonë se autori përdori një armë zjarri pistoletë që mendohet të ketë qenë TT, nisur edhe nga dy gëzhojat e gjetura nga policia në vendin e krimit.
Plumba rojës dhe arkëtares
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 15:10, minuta, në ambientet e e bankës NBG, në sheshin Shtraus, pranë zonës së njohur me emrin Xhamlliku, në rrugën Qemal Stafa. Personi ende i paidentifikuar, që mendohet se është nga komuniteti rom, hyri në bankë dhe pa asnjë paralajmërim qëlloi me armë në drejtim të punonjësit të sigurisë, Skënder Elmazi, që ndodhej në derën e hyrjes kryesore të degës së bankës, duke i shkaktuar atij një plagë në gjoks pranë supit në krahun e djathtë. Kjo bëri që punonjësi i sigurisë i bankës të neutralizohej dhe të mos kishte mundësi të ndalte sulmin ndaj bankës. Pas këtij veprimi, autori i krimit, u nis drejt arkës duke kërkuar paratë:
Gjithçka ndodhi si në filma. Kjo është një grabitje, paratë paratë, paratë, – përsëriti me zë të lartë disa herë agresori që i ishte drejtuar Leonora Kaloçit, të parit njeri që iu shfaq para syve. Sipas dëshmitarëve okularë, pas plagosjes së punonjësit të sigurisë, dora e grabitësit që mbante pistoletën dridhej fort. Punonjësja e bankës refuzoi ti dorëzonte paratë grabitësit duke i pohuar: Këtu nuk ka para, ska para në arkë. Mohimit të Kaloçit, agresori iu përgjigj duke qëlluar një të shtënë në drejtim të 44-vjeçares nga Skrapari me banim në lagjen Qesarakë të komunës së Dajtit. Nga të shtënat e armës së zjarrit gruaja mori një plagë tejshpuese në gjoks, pikërisht në zemër, me dalje të plumbit në shpinë.
Leonora nuk i shpëton vdekjes
Ndërsa bankierja rrëzohej në dyshemenë e filialit të bankës, keqbërësi braktisi tentativën e tij të grabitjes duke dalë nga ambienti i bankës. Më pas autori i krimit, mori drejtim për nga pjesa e pasme e godinës së bankës, duke e kaluar në një tunel në krahun verior që të nxjerr në rrugën Dum Alla. Pasi u fut në tunel, duke dalë në rrugën tjetër, autori i ngjarjes, mësohet se hoqi maskën dhe e futi në xhep, ndërsa ecte me vrap.
Që andej më pas autori, besohet se nëpërmjet rrugicave të pallateve ka mbërritur pranë qendrës spitalore universitare Nënë Tereza, në rrugën Kongresi i Manastirit, e duke humbur më pas gjurmët. Gruaja e plagosur, që ende dergjej në dysheme, me shpejtësi është marrë nga punonjësit e tjerë të bankës dhe me një automjet të rastit është nisur në spitalin ushtarak. Po kështu, roja u dërgua nga një automjet tjetër, i drejtuar nga Arben Bima, në spitalin civil në kryeqytet. Rrugës për në spital, punonjësja e bankës ndërroi jetë, për shkak të plagës së rëndë të marrë në zemër. Ndërkaq roja mbërriti në spitalin civil dhe nga mjekimi i marrë ka mundur kalojë rrezikun për jetën, ndërsa mjekët thonë se gjendja e tij paraqitet akoma problematike, por pa rrezik për jetën.
Merren shenja gishtërinjsh
Pak kohë pas dhënies së alarmit për krimin e rëndë, në vendin e ngjarjes, mbërritën me dhjetëra efektivë dhe uniforma të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe të efektivë të komisariateve të tjera. Krerët e policisë organizuan në vendin e ngjarjes disa gru