E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 18 muajsh, Vlorës i kthehet identiteti

23-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi premton zhvillim të qytetit


“Brenda 18 muajve të ardhshëm Vlora do të kthehet në një kantier ndërtimi për të bërë të mundur kthimin e identitetit të saj”. Ky është premtimi që kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Vlorës, Ardi Kollozi u ka bërë banorëve të lagjeve “Lirim” dhe “Osman Haxhiu”. “Kryetari i bashkisë në ikje premtoi në fillim të mandateve të tij se do të vishte çizmet për të ndryshuar Vlorën, për të bërë mirë për të. Fakti është që u veshi të gjithë vlonjatëve çizmet. E lënë në spontanitetin e një njeriu dhe të klaneve të tij, kemi një Vlorë të deformuar”- tha Kollozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›