Brenda 24 oreve, tre te mbytur

Rezervuari i fshatit Peze Helmes ne rrethin e Tiranes, preferohet nga banoret e zones te cilet per arsye ekonomike nuk mund te pushojne ne bregdet.
Vetem dy femije jane duke u lare gjate paradites se te martes per shkak te mbytjes se nje 52-vjecari ne mbremjen e se henes.
Fiqiri Muca ngeli ne balten e ketij rezervuari pa mundur dot te dale me.
Edhe pas ngjarjes se rende dy femije kane ikur pa leje nga shtepite e tyre per t’u hedhur ne ujrat e turbullta te ketij rezervuari. Familjaret thone se eshte e rrezikshme.
Nderkohe qe ne Durres 22-vjecari Qatip Ferhati duke u hedhur nga lartesite theu verterben dhe nuk mundi te dale dot nga deti duke mbetur i mbytur, ndersa ne fshatin Pinar te Tirane, nje 2-vjecar ra ne kanalin e ujit te fshatit dhe ka humbur jeten.