Zjarr në Elbasan, rrezikohet kabina elektrike
Një zjarr i rënë në shkurret përgjatë Përroit të Zaranikës, ka rrezikuar shpërthimin e një kabine elektrike aty pranë. Djegia e kabinës do të ishte me pasoja edhe për shtëpitë e banimit përreth, pasi ndodhej fare pranë tyre. Banorët kanë lajmëruar zjarrfikëset të cilat kanë lokalizuar dhe shuar flakët. Zjarri është afruar deri tek dera e kabinës, por pa shkaktuar dëme. Shkak për shpërthimin e tij dyshohet të ketë qenë një bisht cigareje e hedhur pa dashje nga ndonjë kalimtar.