E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një foshnje e vdekur në kazanin e plehrave

TIRANË-Një foshnjë e sapolindur është gjetur e vdekur në një kazan mbeturinash në afërsi të maternitetit "Koço Gliozheni", në kryeqytet.
Ajo është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë sinjalizuar policinë. Nga të dhënat e para, dyshohet se foshnja ka lindur e vdekur, u është dorëzuar prindërve dhe më pas kanë qenë këta që e kanë hedhur në plehra.
Policia ka kontaktuar me drejtorinë e maternitetit dhe ka bërë sekuestrimin e kartelës së lindjes. Pas kësaj ka nisur kërkimin për gjetjen e prindërve.
Efektivët nuk bëjnë të ditur emrat e tyre, por theksojnë se ata janë nga një fshat i periferisë së Tiranës. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›