Brenda 3 muajsh, punësohen 400 të rinj

Këshilli i Bashkisë Tiranë
Nga bashkëpunimi i Bashkisë së Tiranës me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë është siguruar se brenda tre muajve të ardhshëm do të punësohen 400 të rinj. Punësimi i tyre do të ofrohet nga 200 biznese të kryeqytetit.
Le ta dinë pra, qytetarët e Tiranës dhe në veçanti të rinjtë, që sot nuk bëjmë thjesht nënshkrimin në një copë letër, por marrim përsipër që brenda një periudhe tremujore, nëpërmjet biznesit të kryeqytetit të hapim 400 vende pune, për 400 të sapodiplomuar të universiteteve të Tiranë, u shpreh Basha.
Marrëveshja e arritur mes Lulzim Bashës dhe Nikolin Jakës parashikon ngritjen e një Qendre Trajnimesh dhe Konsultimesh karriere, për të rinjtë e kryeqytetit, qendër e cila do të financohet 50% me fondet publike të Bashkisë së Tiranës dhe 50% me fondet e Dhomës së Tregtisë së Tiranës. /F.S/