E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Prekaz të Ulët vritet një 33 vjeçar

Nga persona të panjohur, mbrëmë është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person, gjatë kohës sa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij në Prekaz të Ulët të Skenderajt.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është qëlluar rreth orës 20 , ndërsa nuk dihen motivet, apo kryesit e vrasjes.
Rreth orës 22:20, stacioni policor në Skenderaj ka pranuar informatën nga Qendra
Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj se në repartin emergjent është sjellë
një person pa shenja jete.
Një njësi policore e stacionit policor të Skënderajt ka marrë konfirmimin nga mjeku se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit personi Nuredin (R). L. ( 1977) kishte ndërruar jetë.
Rasti i raportuar ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës në fshatin Prekaz të
Ulët - Skenderajt.
Rasti po hetohet nga njësia e hetimeve rajonale të policisë së Mitrovicës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›