E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i plagosur rëndë, gjashtë të arrestuar

Godanc i Ulët, Shtime, 5 gusht - Në fshatin Godanc të Ulët të Shtimes dje ka ndodhur një rrahje, ku ka pasur edhe të shtëna armësh. Një person është plagosur rëndë, ndërsa policia ka arrestuar gjashtë vetë. Me t'u njoftuar, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas intervistimit të dëshmitarëve janë identifikuar të dyshimtit. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole "Zastava" dhe një karikator me 11 fishekë, me të cilën dyshohet të ketë shtënë në ajër i dyshuari: M/SH/K Sh. J. 15 vj.). Policia ka arrestuar 6 persona, njëri prej të cilëve ka pasur plagë të rënda trupore dhe i cili, pas marrjes së ndihmës së parë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime, është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Pa intervistimit dhe në konsultim me prokurorin publik të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, njëri nga të arrestuarit në shtëpinë e të cilit është gjetur një revole "Zastava" dhe një karikator me 8 fishekë është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›