Fjala e Kryetarit të Parlamentit suedez Per Westerberg.
Per Westerberg - Zonja Kryetare,
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe Zotërinj,
Është hera e parë që një Kryetar i Parlamentit suedez viziton Shqipërinë. Është një nder të jem këtu para jush sot. Do të dëshiroja tju shprehja falënderimin tim ju, zonja Kryetare, për ftesën.
Suedia është e angazhuar të zhvillojë marrëdhënie më të thella dypalëshe me Shqipërinë dhe, personalisht, shpresoj që shkëmbimet ndërmjet dy parlamenteve tona të rriten dhe të kenë efekte pozitive në nivele të ndryshme.
Nuk ka dyshim që Shqipëria është një shtet europian, në një pjesë të rëndësishme të Europës dhe unë e mirëpres intensifikimin e marrëdhënieve tuaja politike me Bashkimin Europian.
Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila u ratifikua nga të gjitha vendet e BE-së. Në janar të vitit 2007, Suedia ishte ndër vendet e para që e ratifikoi atë. Është me interes të theksoj se të shtatë partitë e Parlamentit suedez ishin pro Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe aspiratave europiane të Shqipërisë, madje edhe ato parti, të cilat në atë kohë ishin kundër anëtarësimit të vetë Suedisë në BE.
Suedia e sheh Shqipërinë si anëtare të familjes europiane. Një aspekt i rëndësishëm i politikës sonë është të inkurajojmë vendin tuaj që të afrohet me BE-në.
Më lejoni të bëj një ekspoze të zhvillimit demokratik të vendit tim dhe rrugës së tij për tu bërë anëtar i BE-së.
Suedia njihet si një nga demokracitë më të vjetra të botës. Mbledhja e parë e Riksdagut (Parlamentit) Suedez daton në vitin 1435. Kushtetuta suedeze është shkruar para 200 vjetësh, në 1809-n. Funksionet e Parlamentit, si bërjxa e legjislacionit, vendosja për buxhetin e shtetit dhe ushtrimi i kontrollit mbi qeverinë, morën formë.
Ndërmjet viteve 1870 dhe 1930, Suedia u transformua nga një prej vendeve më të varfra të Europës, në një nga vendet më të pasura të botës. Kjo u arrit përmes reformave të shumta, tregtisë së lirë dhe mbrojtjes së fuqishme të të drejtës së pronësisë.
Reforma e të drejtës së votës dhe liria e besimit ishin dy elemente të tjera kyçe. Parimi i të drejtës publike për të pasur akses në dokumentet zyrtare, që u prezantuan në fund të shekullit të 18-të, ishte një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
Në Suedi, krijimi i institucionit të Avokatit të Popullit, është vërtetuar të ketë qenë një nga shpikjet më të suksesshme dhe që është eksportuar me sukses në të gjithë botën. Siç e dini, ai mbron të drejtat e qytetarëve.
Çdo shtet duhet të punojë në mënyrë konstante që të mbrojë dhe të nxisë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e të drejtës. Të drejtat e njeriut, për disa, janë diçka e mirëqenë, por historia na tregon një realitet tjetër, ku edhe sot, të drejtat e njeriut janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm drejt krijimit të një shoqërie më të mirë e më të lirë. Të gjitha aspektet janë themelore: mbrojtja e të drejtave të pakicave është një shembull i tillë, po ashtu edhe barazia gjinore është një tjetër.
Ne, në Parlamentin suedez, punojmë çdo ditë për të promovuar barazinë gjinore, dialogun multi-kulturor dhe pluralizmin. Kjo punë bëhet në sallën e Kuvendit, por edhe përmes kontakteve të shumta ndërkombëtare parlamentare. Vetëm përmes një debati të gjerë, publik dhe gjithëpërfshirës mund të arrijmë te qytetarët tanë.
Shpresoj që disa nga mësimet që kemi nxjerrë ne, të bëhen frymëzim për projektin tuaj europian.
Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe, vendi juaj është kthyer në një demokraci me ekonomi tregu. Suedia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe do të vazhdojë të mbrojë hapjen e Bashkimit Europian për të gjitha vendet që i plotësojnë kriteret e BE-së. Mbajtja hapur e derës, është një nga angazhimet më kryesore të BE-së.
Integrimi europian është një projekt paqeje dhe zgjerimi i BE-së është një histori suksesi. Ai ka një stabilitet të avancuar dhe të përparuar. Zgjerimi është një nga prioritetet e Presidencës suedeze që do të fillojë më 1 korrik të këtij viti.
Gjatë presidencës suedeze të BE-së, Riksdagu do të organizojë një sërë takimesh ndërparlamentare në linjë me prioritetet suedeze për presidencën.
Ndërmjet tyre janë politikat ambientaliste dhe ndryshimet klimaterike, Strategjia e Detit Baltik, shanse të barabarta për gratë dhe burrat, si dhe i ashtuquajturi Program i Stokholmit, i cili ka të bëjë me bashkëpunimin gjyqësor.
Gjatë periudhës së presidencës sonë të BE-së do të mbahen gjithsej shtatë takime të komisioneve parlamentare në Suedi, që do të jetë e dyta presidencë suedeze që nga koha kur Suedia u bë anëtare e BE-së në vitin 1995.
Suedia ka angazhime të forta politike dhe ekonomike për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, një rajon në të cilin Shqipëria luan një rol kyç dhe konstruktiv. Qëllimi është një Europë e fortë, e bashkuar dhe koherente, e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe në institucionet që mbrojnë këto vlera. Vetëm përmes bashkëpunimit të gjerë, sfidat e rajonit do të përballohen më së miri.
Në përfundim, më lejoni të theksoj rëndësinë e marrëdhënieve të forta e të thella mes dy vendeve tona, si dhe të nënvizoj rëndësinë e dimensionit parlamentar në këto sipërmarrje.
Zonja Kryetare,
Të nderuar Deputetë,
Zonja dhe Zotërinj,
Unë, së bashku me delegacionin tim, e presim me padurim vazhdimin e vizitës sonë të vendin tuaj të mrekullueshëm, si dhe diskutimet e frytshme mbi temat me interes të përbashkët.
Falemnderit!