Parlamenti i Danimarkës ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato.
Ratifikimi i Protokollit u bë në unanimitet të plotë nga deputetët e Danimarkës. Danimarka është vendi i njëmbëdhjetë që ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Parlamentit Danez, Thor Pedersen, ku ndër të tjera falenderon dhe shpreh vlerësimin e saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen që Danimarka po i jep procesit të integrimit euroatlantik të vendit tonë.Danimarka renditet kështu krahas senatit Amerikan, Parlamentit të Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Turqisë dhe Norvegjisë.